Një shtetas kosovar është arrestuar në Gjermani, pasi qëlloi për vdekje një shtetas serb, jashtë lokalit që ishte në pronësi të viktimës të dielën (28 prill).
Dy shtetasit pasi kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por papritur 52-vjeçari kosovar, Rrustem Llapi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.
Pasi ka vrarë pronarin e lokalit, kosovari është rifutur në lokal duke kërcënuar klientët, deri në momentin që është arrestuar nga policia, duke mos bërë rezistencë.
Sipas një dëshmitari, dy autori dhe viktima kanë debatuar mes tyre për shkak të borxheve të bixhozit.