Të shtëna me armë zjarri, qëllohen disa policë

Editor
1 Min Read

Disa zyrtarë policorë janë qëlluar në Charlotte të Karolinës së Veriut, ka njoftuar policia. 

“Të shtënat janë akoma duke ndodhur, shmangni zonën. Shumë rrugë janë mbyllur për transport më të shpejtë të ambulancave. Ju lutemi bashkëpunoni me autoritetet”, thuhet në njoftimin e departamentit të policisë Charlotte-Mecklenburg në X.


Policia shtoi se ngjarja po ndodhë në bllokun 500 në Galway Drive duke theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite elitare të policisë të njohura si SWAT. 

“Task Forca e Marshallëve të SHBA-së, e cila përbëhet nga oficerë nga agjenci të shumta, po kryejnë një hetim në zonën e bllokut 5000 të Galway, kur ata u përfshinë me të shtëna”, tha policia.

Gjithashtu shumë oficerë të zbatimit të ligjit janë goditur nga të shtënat dhe po transportohen në spital. Ndërsa zëdhënësi i qytetit të Charlotte, Lawrence Corley tha se Kryetarja e bashkisë Vi Lyles po monitoron situatën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *