Vrasje me shpatë. Një sulm i tillë i përgjakshëm ishte i rrallë dhe tronditës për mbarë Londrën dhe më gjerë.
Autori është ky person që shikoni në foto. Këtë të martë ai doli në rrugë me shpatë në dorë dhe iu vërsul kalimtarëve duke plagosur katër prej tyre.
Dëshmitarët treguan se i riu u afrua në zonën e Hainault në Lindër dhe doli nga makina me shpatë në dorë duke nisur të godasë kalimtarët, ndërsa ishte ende mëngjes herët, 06.25.
Më herët, ai kishte përplasur makinën me një banesë në Thurlow Gardens, pranë stacionit të metrosë Hainault ku shkoi menjëherë më pas.