Momentet e tmerrshme të përjetuara nga fëmijët e shkollave fillore në Kolorado kur një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej tyre u kap nga një kamera sigurie.
Në video duket Solomon Culligan, i cili ka hyrë në oborrin e shkollës fillore “Black Forest Hills” duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël janë në oborr. Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili vrapon drejt tyre, ata fillojnë të bërtasin e të largohen.
“I huaj, rrezik,” thërrasin fëmijët teksa tentojnë të shpëtojnë.
33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen pasi ka humbur ekuilibrin.
“Është një video shumë e ashpër. Është një nga gjërat që ti ke frikë si prind”, tha babai i njërit prej fëmijëve kur pa pamjet.