JiL.al - Jeto i Lumtur

Kanosi me thikë dy kolegët e tij, e pëson keq 52-vjeçari 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Durrës, ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, 52-vjeçarit me inicialet T. R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Sipas njoftimit, nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se 52-vjeçari ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës material et procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Scroll to Top