Sulmuesi shqiptar bën mrekullinë, ngre trofeun në Poloni!

Editor
1 Min Read

POLONI – Dejvi Bregu u transferua gjatë merkatos dimërore nga turqit e Umraniyesporit te Wisla Krakow, skuadra historike që këtë sezon garon në divizionin e dytë.

Gjithsesi, Wisla ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak. Skuadra Biala Gwiazda, që renditet e pesta në Division 1, mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodowy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.

Takimi i rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Wislën që barazoi në minutën e nëntë shtesë. Më pas shënoi sërish në 90+3’, duke fituar Kupën për herë të pestë në histori. Festë edhe për sulmuesin vlonjat, fitues i titullit kampion dhe Këpucës së Artë të Superiores me Teutën në sezonin 2020/2021.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *