1. Melankolia
Nëse keni zgjedhur pemën e parë, kjo është sepse ju jeni një person që ka tendencë të jetë melankolik. Ndonjëherë, e gjeni veten duke thënë “e kaluara ishte më e mirë”. Edhe nëse e shikoni jetën me optimizëm, kurju shikoni prapa ju nuk mund të mos ndjeheni nostalgjikë dhe me të vërtetë dëshironi të ktheheni në ato momente të dikurshme. E ardhmja ju fundos pak: është e pasigurt. Sfida juaj e madhe është të mësoni të jetoni më shumë.
2. Entuziazmi
Nëse keni zgjedhur pemën e dytë, emocioni që ju dominon është entuziazmi. Për ju, jeta duket një sfidë e vazhdueshme dhe me të vërtetë doni të përballeni me të. Sfidat ju bëjnë të lumtur dhe ju jeni një person me forcë të madhe për t’i arritur ato. Ndonjëherë ju e lini veten të rrëmbeheni nga ajo energji që ju dominon, dhe ju mund të merrni vendime pak të nxituar. Megjithatë, kurrë nuk i humbisni gëzimet dhe disponueshmërinë, dhe zakonisht merrni atë që dëshironi, edhe nëse ndonjëherë ju duhet të luftoni me murin.
3. Ankthi
Nëse keni zgjedhur pemën e tretë, emocioni që ju dominon është ankthi. Në realitet, koka juaj është një marshim i madh që nuk ndalon së lëvizuri. Ju jeni të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh rreth jush, ju kujdeseni për gjërat dhe njerëzit. Kjo është arsyeja pse tentoni të jeni pak të shqetësuar dhe në ankth. Gjithmonë ka një situatë rreth jush që nuk është zgjidhur dhe është e vështirë për ju të jetoni me të. Ju duhet të mësoni të mos merrni të gjitha përgjegjësitë mbi shpatullat tuaja. Në fund të fundit, ju jeni vetëm zot i jetës suaj dhe shpirtit tuaj: kjo është e vetmja gjë që me të vërtetë keni kontroll.
4. Empatia
Nëse keni zgjedhur pemën e katërt, ju jeni një person shumë i ndjeshëm. Gjithë kohën e vendosni veten në vendin e të tjerëve dhe nuk ju kushton të merreni me njerëzit. Kjo ju bën, në të njëjtën kohë, një njeri shumë të ndryshueshëm: ju i përshtateni mjedisit, por nganjëherë kjo ju çon të humbni pak thelbin tuaj. Ju jeni një person i sjellshëm, një mik dhe bashkëshort i mirë. Por nganjëherë ndjeheni pak të vetmuar. Sepse emocioni që dominon ju është ai që ka të bëjë me kujdesin ndaj të tjerëve. Duhet të mësoni të kujdeseni për veten. Mos harroni se nuk duhet të uleni dhe të prisni që dikush të bëjë këtë për ju.