Një aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në Lanë.
Ngjarja ka ndodhur në Bërxullë në drejtim të Rinasit, ndërsa si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Gjatë 48 orëve të fundit në Lanë kanë ndodhur 3 aksidente.
‘Rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’ njofton policia.