JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një letër dhe zbulo se çfarë mendojnë më shpesh të tjerët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1. Person i përgjegjshëm dhe i qetë.
Të tjerët të shohin si të përgjegjshëm për detyrat që ke për të bërë, modest dhe me sens të mirë humori. Shpesh të shohin si një person që mundohesh të ruajë paqen dhe qetësinë në jetën personale dhe profesionale. Ke dhunti për t’i zgjidhur lehtë çështjet e vështira. Nuk të pëlqejnë shumë ambientet e mbipopulluara, ndaj shpesh pëlqen vendet e qeta dhe me pak njerëz. Sfida jote më kryesore është tëmësosh të jetosh momentin aktual në maksimum. Kujtohu se gjithçka që të ndodh në jetë, ndodh për njëarsye. Të takon ty ta zbulosh se për çfarë bëhet fjalë, e ta përdorësh me maksimumin e mundësive të tua.

2. Person bashkëpunues dhe i sjellshëm.
Të shohin si një person që je i gatshëm të bësh gjithçka për të arritur atë çfarë dëshiron në jetë. Je gati t’i ndihmosh gjithashtu edhe të tjerët për të arritur synimet e tyre. Je i sjellshëm, i drejtë dhe i sinqertë. Dëshiron të bësh shumë gjëra njëkohësisht, por shpesh acarohesh në situata të tilla. Mbaj në mendje se është diçka e bukur të bësh shumë gjëra njëkohësisht, por kjo gjë edhe të konsumon. Mbi të gjitha, nuk është një dhunti që të karakterizon. Ndaj, është më mirë të mbyllësh disa aktivitete njëri pas tjetrit, se sa tënisësh shumë gjëra e të mos mbyllësh asgjë mirë.

3. Person i drejtpërdrejtë dhe i zgjuar.
Shihesh si një person i sinqertë, i drejtë dhe i komunikueshëm me të tjerët. Ti mendon se idetë kanëfuqinë të ndryshojnë botën dhe për këtë arsye, mundohesh t’i qëndrosh besnik ideve të tua. Ndonjëherëmërzitesh nga indiferenca e të tjerëve dhe kjo është sfida jote më e madhe. Kujto gjithmonë se ka tri rregulla të rëndësishme nëse do të jetosh në paqe: jeto, lëri të tjerët të jetojnë dhe mos gjyko askënd. Njëgjë është të mendosh se je në rrugën e duhur, dhe një tjetër të mendosh se ajo rrugë është e vetmja për tëarritur objektivin final. Çdokush ka një rrugëtim ndryshe për në destinacionin e vet dhe kjo gjë e bën jetën të denjë për t’u jetuar.

Scroll to Top