Ekzekutoi shokun e tij dhe më pas ia tërhoqi trupin zvarrë në rrugë

Editor
1 Min Read

Trupi i një 36-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në një zonë periferike të Pavias në Itali.

Viktima raportohet se është vrarë në një apartament pas një debati nga miku i tij.

Ky i fundit më pas e ka tërhequr trupin e viktimës zvarrë në rrugë, duke e lënë në trotuar.

Kanë qenë kalimtarët, dëshmitarë të ngjarjes, që kanë njoftuar edhe blutë.

Policia raportohet se ka arrestuar autorin e dyshuar dhe vasësi dyshohet se ka pranuar vrasjen.

Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias ku do të kryhet identifikimi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *