Kishte kthyer lokalin në pikë të lojrave të fatit, procedohet penalisht

Editor
1 Min Read

Një rast i organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme është goditur në Koplik. Si pasojë, administratori i lokalit po procedohet penalisht. Sakaq, janë sekuestruar tre makineta që shërbenin për lojëra fati.

“Vuri lokalin në Koplik, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me makineta, procedohet penalisht administratori dhe sekuestrohen 3 makineta.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 23 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrolli i kryer në lokalin që administronte ky shtetas, në Koplik, u gjetën 3 makineta që shërbenin për lojëra fati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *