JiL.al - Jeto i Lumtur

U dënua me 2 vite burg për blerje votash, Fredi Beleri bën lëvizjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me burg për blerje votash.

Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj 2023, ka dorëzuar dosjen në Apelin e Gjykatës së Posaçme të premten (3 maj) dhe pritet te hidhet shorti për t’u caktuar trupa gjykuese.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Scroll to Top