Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm kibernetik ndaj Kosovës.
Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se sulmi kibernetik rus ndaj Kosovës ka ardhur pas njoftimit të Kosovës se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën.
“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla.