Grabiti spitalin rajonal, vihet në pranga 30-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Bledar Manga, është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë.

Sipas policisë, 30 vjeçari është futur në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës ku u ka vjedhur 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, një shumë parash dhe 2 celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *