JiL.al - Jeto i Lumtur

Akuzohet për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Arrest me burg” ka qenë vendimi i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për Thoma Mastoran, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Seanca gjyqësore për masën e sigurisë nisi në orën 15:00.

69-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhiimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Kundër vendimit të sotëm të Gjykatës mund të bëhet ankim në Gjykatën e apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve.

Thoma Mastora, 69 vjeç u arrestua më 5 maj.

Ai është autori i dyshuar i vrasjes së çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj në fshatin Bodrishtë.

Çifti i të moshuarve u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre.

Scroll to Top