Ajo që po ndodh në vendin tonë është një këmbanë e fortë alarmi për autoritetet që duhet të vihen në veprim për sigurinë e çdo qytetari.
Një tjetër rast tronditës i dhunës në familje është zbuluar në Tiranë, këtë herë në Allias. Nga video shihet momenti kur një e moshuar dhunohet pa pikë mëshire nga djali i saj.
Rasti është denoncuar nga një banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar pretendojnë se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në pamjet më poshtë, ai është filmuar duke kapur prej flokësh nënën e tij të pambrojtur dh e e shtyn fort, teksa i bërtet me të madhe.
Sipas raportimeve, kjo nuk ishte hera e parë që e moshuara dhunohet nga djali i saj.
“Në zonën e Alliasit është një nënë që jeton vetëm me djalin e saj; i cili para disa kohësh ka dalë nga burgu por ka probleme mendore. Tregohet shumë i dhunshëm me nënën e vet, dhe ajo është e sëmurë, ka 100 probleme shëndetësore, mezi ecen dhe dikur dhe thurte centro për të mbledhur para. Janë bërë denoncime por askush nuk bën gjë për këtë situatë dhe fqinjët nuk mund të bëjnë diçka gjithashtu.” – raporton qytetarja.