JiL.al - Jeto i Lumtur

Çmontohet banda e drogës në Itali, arrestohen disa shqiptarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, një përfundoi në burg. Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, banues në Champdepraz.

Në arrest shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre, Gentian Troplini banues në Montjovet, si dhe Mattia Alliod, 36 vjeç, nga Saint-Vincent.

Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi kërkesën e nënshkrimit.

Hetimet nisën rreth një vit më parë dhe silleshin rreth figurës së Alliod. Sipas hetuesve, burri drejtonte një treg të lulëzuar të tregtimit të kokainës, më pas biznesi filloi të binte kur Armand Losi u zhvendos në zonë.

Menjëherë lindi një bashkëpunim, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.

Droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, një përfundoi në burg. Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, banues në

Scroll to Top