Aksidentoi me makinë një 37-vjeçare, vihet në prangat e policisë

Editor
1 Min Read

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e së premtes ka përplasur me makinë një 37-vjeçare në unazën e qytetit në Elbasan. 37-vjeçarja ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 48 vjeç, banues në Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin 37 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve“, thuhet një njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *