JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Kërcet’ arma në vend, raportohet për të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Shkodrës ka reaguar për plagosjen me armë në Shkodër.

Sipas bluve, i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Jaser O, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes mësohet të jetë një konflikt i çast it, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Scroll to Top