Dy të mitur janë ngacmuar seksualisht në Tiranë dhe familjarët e alarmuar njoftuan policinë lokale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Policia tha se i ndaluari u prangos pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.
Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe nëse ajo është e përsëritur. /noa.al