JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën një 20-vjeçar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari ka ndodhur në Tropojë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima ishte pasagjer në mjet, ndërsa shoferi është transportuar drejt Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Scroll to Top