Rama në Athinë: Shqipëria e ka ngritur kokën e saj të ulur

Editor
2 Min Read

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në teatrin e Krishtlindjeve në stadiumin Galatsi të Athinës në prani të disa mijëra shqiptarëve të Greqisë që mbajnë në duar plot flamuj kuqezi.

Edi Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është “pluhuri” nga politika e dy vendeve që nuk lejon që lidhja e fortë mes dy popujve të shihet qartë.

“Mirë se ju gjeta në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe më shumë krenari për ju njerëz të zakonshme nga të katërta anët e Shqipërisë që jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës.

Shqipëria e ka ngritur kokën e saj të ulur nga historia tragjike dhe i sheh të gjithë sot në sy me të njëjtin respekt që kërkon nga të gjithë.

Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës dhe ekonomisë, dijes dhe kulturës së këtij vendi të bekuar, me të cilën na lidh jo vetëm fqinjësia por dhe një histori mijëravjeçare.

Përgjatë kësaj historie, marrëdhëniet tona kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura nga sa janë dukur apo sa janë lënë të duken nga pluhurat dhe retë e politikes së dy vendeve tona”, tha Rama.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *