frymëzimin e duhur, për të cilin kemi nevojë në momente të caktuara.
Testi i sotëm psikologjik do ju lejojë të merrni pak nga mençuria e botës së kafshëve dhe do ju ofrojë këshilla të pabesueshme, të cilat mund të jenë gjithçka për të cilat keni nevojë në këtë moment, që të transformoni historinë tuaj.
Për të marrë mesazhin që ju nevojitet, mjafton të zgjidhni një nga zogjtë në figurë , atë për të cilin ndjeni më shumë simpati dhe për t’u surprizuar nga ajo që do ju thotë.
BUFI:
Bufët janë shpendë shumë të zgjuar, por shumë preferojnë t’i cilësojnë si të frikshëm ose të çuditshëm, ndaj mbajnë distancë me ta.
Kjo ndodh shpesh me ty në jetë. Njerëzit të paragjykojnë nga përshtypja e parë dhe humbin mundësinë për të zbuluar personalitetin zemrën e mrekullueshme që ke. Mos u mposht nga këta njerëz, mund të përfitosh vetëm kur vlerëson ata që duhet.
PAPAGALLI:
Pavarësisht se janë specie me tonalitete të ndryshme, papagajt e kuq dallohen për fuqinë e tyre dhe faktin që transmetojnë pushtet.
Ashtu si ky papagall, edhe ju që zgjodhët këtë shpend, diferencoheh nga njerëzit që ke për rreth, nga drita që ke dhe shkëlqimin tënd të natyrshëm. Mjaft u përballe me veten dhe mjaft mendove se je inferior vetëm sepse nuk je si gjithë të tjerët.
Ndryshimi që ke nga të tjerët të bëjnë unik dhe janë motiv për të qenë mirënjohës, sepse Zoti të krijoi për të qenë ndryshe në botë, për të dhënë shembull dhe për të ndryshuar gjërat në mënyrë pozitive. Beso dhe ji krenar për atë që je, sepse potenciali yt është i pambarimtë.
KOLIBRI:
Kolibri është një zog shumë i vogël që lëviz me aq shpejtësi, sa mund të mos e vëmë re fare ekzistencën e tij. Gjithsesi, e admirojnë dhe e ruajnë të gjithë.
Nuk ke qenë kurrë njeri që tërheq vëmendjen kudo që shkon. Personaliteti yt introvers nuk tërheq vëzhgimet e të tjerëve, por në të njëjtën kohë ndjen që të kufizon dhe të bën të pallogaritshëm.
Ndihesh shumë i vogël para të tjerëve dhe mendon se nuk je i veçantë. Mendoje edhe një herë, ndrysho mënyrën e të parit të vetes dhe të fitosh admirimin dhe dashurinë e shumë njerëzve. Dashuro më shumë veten dhe beso në vlerat që ke, sepse je njeri i mrekullueshëm dh eke gjithçka duhet për të qenë krenar me veten.
SHQIPONJA
Si shqiponja, bën gjithçka për të mos hequr dorë nga ajo që do në të vërtetë edhe kur nuk është shumë e lehtë për t’u arritur. Je njeri që mund t’i besosh, që njeh fuqinë dhe potencialet e tua.
Kjo bën që disa persona rreth teje të të shohin me frikë ose të të shohin si armik dhe bëjnë gjithçka për të të mundur. Këto sjellje të bëjnë të ndihesh keq, sepse nuk do të krijosh armiq dhe je gati për të mbështetur të gjithë nevojtarët.
Gjithsesi, është e nevojshme të analizosh gjërat në mënyrë më kritike. Pozicioni yt do shqetësojë gjithnjë atë që nuk ka potencial për t’u rritur.
Mëso të jesh krenar për atë që je dhe të qëndrosh në krahë të atyre që duan të rriten me ty. Mos u ndje keq për ata që të kanë kthyer krahët, nuk të çon askund. /Përshtati Pamfleti.