Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Editor
1 Min Read

MAQEDONI E VERIUT – Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke siguruar matematikisht vendin e parë falë diferencës prej tri pikësh ndaj kuqezinjve dhe avantazhit në ndeshjet direkte (dy fitore dhe një humbje).

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, struganët shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autorë dy ish-futbollistë të Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Radeski.

Në fundin e pjesës së parë, Ibraimi realizoi një gol fantastik me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Golin e dytë e shënoi Radeski në pjesën e dytë, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes. Përballë portierit goditi saktë në cepin e portës, me topin që përfundoi në rrjetë. Struga u shpall kampione edhe falë barazimit të Shkupit 0-0 përballë Brera Strumicës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *