FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku raportohet se pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një efektiv i Forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, 28-vjeç, personi që shihet në foto. Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar.
Më tej bëhet me dije se autori i dyshuar, Asllan Mernica, ka vrarë efektivin i cili po shkonte të merrte shërbimin.
Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me të njëjtën origjinë dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.