Kultivonte lëndë narkotike, bie në prangat e policisë 29-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në pyllin e Shporit. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan 236 fidanë kanabis sativa. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *