Gjendet i pajetë një person në mes të rrugës, zbardhen dyshimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth 60 vjeç dhe ka ndërruar jetë duke ecur në rrugë.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të personit, ndërkohë që trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Kanë qenë banorët e zënës ata që e kanë parë të shtrirë në tokë dhe kanë lajmeruar blutë e Korçës.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top