Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë në spital 40-vjeçari

Editor
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, teksa raportohet se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë dëmtuar pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se pronari i një hoteli në Dhërmi së bashku me dy punonjës po punonin për të rregulluar ndriçimin e jashtëm të hotelit, kur ranë në kontakt me rrymën.

Për pasojë ka ndërruar jetë 40-vjeçari në pronësi të të cilit ishte hoteli.

Sakaq, dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *