JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmoi seksualisht një të mitur, bie në pranga i moshuari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, 11-vjeçare.

Mësohet se e mitura është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 61 vjeç teksa ndodheshin në një market.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bahri Bajrami, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit seksual në market, 61-vjeçari e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Scroll to Top