Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë televizive u shpreh se SPAK ka arritur të godasë grupet kriminale ku ka dokumentuar 12 ngjarje kriminale.
Lita: Është një dosje shumë e rëndësishme.
SPAK ka arritur më në fund të dokumentojë 12 ngjarje që ka arritur të gjejë prova sepse indicie për ngjarje edhe më të mëdha janë duke u verifikuar.
Në komunikimet që kemi parë deri tani në midis Ervis Martinajt dhe armikut të tij të përbetuar Leonard Duka, ata mburren me njëri tjetrin se si kanë angazhuar qindra njerëz për të vrarë njëri tjetrin.
Ka dalë nga kjo dosje që koncepti i dosjes që kanë shqiptarët, është mitologji sepse askush nuk ka besë ndaj njëri tjetrit.
Duket që qytetet e mëdha janë të mbushur me eksponentë dhe me mendje kriminale të frikshëm.
Ka një simbiozë të krimit me policinë.
SPAK një nga kritikat që mund ti bëhet sot pas mbarimit të operacionit, është se duhet të kishte punuar me struktura të huaja për të arrestuar shqiptarët.
Në 48 orë shumë eksponentë që duhej arrestuar, janë larguar.