Kapet me armë në brez, bie në pranga adoleshenti shqiptar

Editor
1 Min Read

Një adoleshent i moshws 17-vjeç është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi është kapur me armë pa leje. I riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur në zonën e “Kolonos” në Athinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me babanë e tij. Ata janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia por veprimet e çuditshme kanë bërë që efektivët të ushtrojnë kontroll më të hollësishëm ndaj tyre.

Gjatë kontrollit personal policia i ka gjetur 17-vjeçarit një armë në brez me 5 fishekë brenda. I riu është arrestuar nga policia ndërsa në pranga ka rënë dhe babai i tij 39 vjeçar, pasi akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit. Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *