JiL.al - Jeto i Lumtur

Era e fortë rrëzon skelat në një pallat, dëmtohen disa makina

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit.

Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar disa skela në një pallat në Prishtinë, duke rënë mbi makinat e parkuara poshtë.

Në lagjen Qafa në Tophane janë rrëzuar disa skele gjatë punimeve. Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm janë dëmtuar disa automjete. Për momentin ekipet janë duke e pastruar vendin. Njëherë duhet të kryhen hetimet për shkakun, por ka mujt me qenë era e fortë ose diçka tjetër por nuk kemi ndonjë vlerësim se çka ka ndodhur realisht

”, tha Fushtica për mediat në Kosovë.

Scroll to Top