Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqiturparaditen e sotme në SPAK.
Ajo është paraqitur para pak minutash në Prokurorinëe Posaçme, ndërsa sipas informacioneve fletëthirrjen e ka në orën 11:00.
Ende nuk dihen arsyet konkrete për të cilat kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK.
Majlinda Bufi është kallëzuar nga PD për shpërdorim detyre dhe korrupsion.