JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëna i shet vajzën për 10,000 dollarë burrit, i cili më pas e vret

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një nënë është shpallur fajtore se ka detyruar vajzën e saj 20-vjeçare të martohej me një burrë të moshuar përpara se ai ta vriste.

Sakina Muhammad Jan, nga shteti i Victoria, Australi, gjatë gjithë gjykimit mohoi çdo akuzë kundër saj, raporton noa.al duke cituar raportin sot në britaniken “The Guardian”.

Dhëndri i saj dhe vrasësi i fëmijës së saj, Mohammad Ali Halimi, vrau 20-vjeçaren në shtëpinë e tyre në Perth në janar 2020 dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Sipas prokurorit, viktima konsiderohej se kishte “humbur vlerën e saj”, pasi ishte divorcuar kur nëna e saj u përpoq t’i gjente një bashkëshort të ri.

Përveç kësaj, u raportua se 20-vjeçarja i kishte thënë nënës së saj se nuk dëshironte të martohej ndërsa vetë e ëma në këmbim merrte shumën prej 10 mijë dollarësh.

Viktima u konsiderua se kishte “humbur vlerën e saj” sepse ajo tashmë ishte e divorcuar

Halimi ka qenë në shtëpinë e dy grave më 1 qershor 2019 për të takuar për herë të parë vajzën.

Më pak se dy javë pas atij takimi, 20-vjeçari u martua me të në një ceremoni islamike dhe më pas u martuan zyrtarisht në gusht.

Sipas Guardian, ai u kishte thënë shumë njerëzve se nuk e dëshironte këtë martesë, deklarom që e bëri dhe për policinë.

Scroll to Top