Tre çiklistë janë plagosur pasi dolën nga rruga nga humbja e papritur e kontrollit mbi mjetet e tyre, por është e paqartë se çfarë ndodhi.
Ngjarja ndodhi sot pasdreke rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë.
Policia konfirmoi se tre prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.
Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.