Një ngjarje tronditëse është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të vrasjes së dyfishtë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në banesë një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.
Shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.
Më pas, ajo është fshehur në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.
Karabinierët e lokalizuan dhe neutralizuan duke sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital.
Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.