JiL.al - Jeto i Lumtur

Sondazhi: SPAK, institucioni më i besueshëm në Shqipëri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në matjet e fundit të Barometrit në “Euronews Albania” në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare në mënyrë të përsëritur janë testuar për besueshmërinë që kanë tek qytetarët. Duke marrë parasysh dinamikat në gjithë sistemin politik shqiptar aktualisht, fokus i veçantë i Barometrit ka qenë SPAK. Në një shkallë nga 0-10 qytetarët janë ftuar të tregojnë nëse kanë besim ose jo për një grup institucionesh kryesore të cilat kanë përgjegjësi dhe diktojnë realitetin në vend. Në një listë prej 15 institucionesh në Shqipëri (përfshi dhe përfaqësi ndërkombëtare)  Ambasada USA e Delegacioni i Komisionit të BE, OSBE, SPAK, institucioni i presidentit, qeveria, policia, pushteti lokal, përfaqësuesit fetarë, media, shoqëria civile, gjyqësori, opozita, parlamenti dhe partitë politike, SPAK vazhdon të jetë i pari nga institucionet shqiptare me nivelin më të lartë të besueshmërisë krahasuar  me gjithë institucionet e tjera shqiptare. Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë nga Barometri, 32 % e tyre kanë shprehur besim tek SPAK duke e renditur atë  si institucionin më të besueshëm ndër institucionet shqiptare. Të renditur në krye të listës ashtu si dhe në matjet e mëparshme vazhdojnë të mbeten  përfaqësi ndërkombëtare të cilat kryesohen nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë me 40.5% besim nga qytetarët shqiptar dhe më pas nga Delegacioni i Komisionit të BE-së me 35.8% besim. Kjo është matje e përsëritur e Barometrit  për të njëjtën temë, me të njëjtat pyetje dhe me të njëjtën shkallë matëse prej Nëntorit të vitit 2022 deri më sot. Në katër matje të ndryshme, Nëntor 2022, Nëntor 2023, Shkurt 2024, dhe sot, SPAK mbetet për vitin 2024 institucioni shqiptar më i besueshëm në vend. Në Nëntor 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte (14.2%), në Nëntor 2023 ishte (26.16%), në Shkurt 2024 (33.6%) dhe Maj 2024 (32%)

Scroll to Top