Katër shqiptarët të Kosovës që u arrestuan të premten, mësohet se i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda Shqipërisë. Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Autoritetet kanë mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.
Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi. Blerësit e këtyre rezultojnë të jenë me precedent penal.