Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.
Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar reshje shiu në zonat e ulëta dhe të gjithë zonën malore; herë pas here priten edhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 29°C vlera maksimale.
Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.