JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet i pajetë në banesë një 39-vjeçar, çfarë dyshohet?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

‘Pasditen e sotme, në fshatin Rëmbec, Maliq, në banesë është gjetur i pajetë nga familjarët e tij shtetasi E. J., rreth 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia

Scroll to Top