U kapën duke kryer punime të paligjshme, 3 persona në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Kavajë, pasi janë kapur duke kryer punime të paligjshme. Sipas policisë tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në Golem. Tre personat janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, sakaq janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 kamion dhe 1 ekskavator.

Njoftimi i Policisë:

U kapën në flagrancë duke kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli, në plazhin e Golemit, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:

F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top