Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, ku i pranishëm ishte edhe një delegacioni britanik i gjyqësorit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manja thotë se kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!
“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive!
Takim produktiv me Ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans, ku diskutuam shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!”,