Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, vetëdorëzohet një nga autorët

Editor
1 Min Read

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dhunimin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, pasi ai po përfaqësonte ligjërisht një familje, e cila kishte trashëguar një pronë në kryeqytet.

“Rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të nënshkruajnë aktet ligjore.  Vazhdohet operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Për çdo informacion, 20 mijë vihen në dispozicion. Tani është vetëdorëzuar Dorian Beqir Aliaj”, tha Tonin Vocaj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *