Denaj: Eksportet e perimeve, rritje me 23,9 % në janar-prill 2024

Editor
1 Min Read

Eksportet e perimeve kanë shënuar rritje në vlerë dhe sasi edhe gjatë këtij viti, duke treguar ecurinë e qëndrueshme të sektorit të bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se “katërmujori i parë i këtij viti ka dhënë një sinjal të fortë pozitiv për eksportin e perimeve, me një rritje prej 23,9% në sasi dhe 12,5% në vlerë, krahasuar me një vit më parë”.

Denaj tha se, treguesit pozitivë afirmojnë cilësinë dhe rritjen e prodhimit të perimeve vendase, falë punës së palodhur të fermerëve tanë.

“Më shumë prodhime vendase dhe një Shqipëri krenare në tregjet ndërkombëtare në sajë të politikave tona për bujqësinë e qëndrueshme”, u shpreh ministrja.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *