‘Kërcet’ arma, plagosen katër persona, mes tyre një i mitur

Editor
1 Min Read

-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një vajzë nëntë vjeçare është qëlluar me armë. Bëhet me dije se vajza është në gjendje kritike pasi u qëllua nga një sulmues i panjohur teksa ishte me familjen e saj në një restorant turk në Londrën Lindore të mërkurën mbrëma.


Gjithashtu katër persona u plagosën kur personi i armatosur me një motoçikletë hapi zjarr mbi ta në lagjen e Hackney. Policia tha se vajza po luftonte për jetën, ndërsa tre burra të ulur jashtë të moshës 26, 37 dhe 42 ishin në një gjendje të qëndrueshme.

“Njëri prej tyre ka të bëjë me lëndime potencialisht kërcënuese për jetën. E di që njerëzit vendas do të jenë shumë të shqetësuar për këtë episod. Ne ndajmë shqetësimin e tyre dhe ka nisur një hetim urgjent për identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, shtoi inspektori i policisë. ndërsa motoçikleta e përdorur në sulm u vodh dhe më pas u gjet aty pranë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *