JiL.al - Jeto i Lumtur

Çmendet aktori i njohur, sulmon me thikë ish- të dashurën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktori I njohur Nick Pascal është arrestuar pasi ka qëlluar 20 herë me thikë ish-partneren e tij Ally Seehorn.

Vajza kishte marrë më herët një urdhër mbrojtje ndaj tij e megjithatë aktori e ka sulmuar atë në banesën e saj.

Sipas raportimeve aktori e ka dhunuar brutalisht dhe më pas ka tentuar t’a mbysë. Ally Seehorn ka përfunduar me prerje në qafë , krahë dhe bark.

Ajo është dërguar menjëherë në urgjencë pasi mamaja e saj e ka gjetur të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak.

Mediat e huaja raportojnë se ish-partnerja e tij është në gjendje të rëndë shëndetsore. Nick është përpjekur të largohet nga vendngjarja për të shmangur arrestimin, por autoritetet e kapën në pikën kufitare SHBA-Meksikë në Sierra Blanca.

Ai akuzohet edhe për “dëmtim të rëndë trupor viktimës në kushte të dhunës në familje ”. Pascual do të ekstradohet në Los Angeles, ku do të përballet me akuzat.

Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe vjedhje në banesë gjithashtu sapo ai të shpallet fajtor ai do të përballet me dënimin e burgimit të përjetshëm.

Scroll to Top