Miratohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, ja sa vota mori

Editor
1 Min Read

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën e së enjtes. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 12 ishin kundër dhe nuk u regjistrua asnjë abstenim.

Pjesë e grupit të punës për këtë strukturë do të jenë ekspertë shqiptarë por edhe të huaj, të cilët do të ndjekin dhe monitorojnë nga afër punimet për secilën nga fazat.

Më konkretisht, ekspertët do të ndahen në grupe dhe do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat në të cilët ata janë kompetentë.


Ky komision i Posaçëm do të organizojë seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike, duke pasur në fokus zbatimin e reformave, sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *