Bien në pranga 7 persona, ja për çfarë akuzohen (Emrat)

Editor
3 Min Read

Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

– arrestuan shtetasin  27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan shtetasit  një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak, ndërsa shtetasit M. S., i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;


– ndaluan shtetasin 28 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin Frensis Mançka, 41 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Babrru, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin  60 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

30 vjeç, banues në Kamëz, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

, 52 vjeç, banues ne Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, te kryqëzimi i spitaleve, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasen 54 vjeçe banuese në Patos, e cila gjatë rënies në tokë është përplasur me shtetasen34 vjeçe, banuese në Sukth. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit së bashku me bashkëshorten e tij, (pasagjere në motomjet) dhe dy shtetaset e mësipërme të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *