Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Brescia në Itali, ku një grua ka humbur jetën pasi partneri i saj e hodhi nga lartësia.
Mediat italiane raportojnë se Andrea Favaro, 39 vjeç, ka partneren e tij nga një hendek 15 metra mëngjesin e djeshëm.
Gruaja fatkeqe vdiq disa sekonda më vonë, kur një shofer kamioni nuk mundi ta shmangte dhe e përplasi duke e plagosur për vdekje.
Favaro fillimisht u përpoq të bindte prokurorët se bëhej fjalë për një vetëvrasje, duke treguar mesazhet që i kishte dërguar në celularin e viktimës për të zbuluar se ku ndodhej.
Megjithatë hetimet e karabinierëve zbuluan se ishte një burrë që ushtroi kontroll të jashtëzakonshëm dhe kufizoi partneren e tij, e cila i kishte njoftuar se kishte vendosur të divorcohej.
Giada ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe sapo kishte nisur punën në një pikë karburanti, gjë që kishte rritur edhe më shumë agresionin e sulmuesit. 39-vjeçari, i cili ra në një sërë kontradiktash, akuzohet për vrasje me dashje.