JiL.al - Jeto i Lumtur

Inskenoi një atentat të rremë në vitin 2019, vihet në pranga autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Shtetit ka kapur dhe kanë vënë në pranga  në Vlorë shtetasin, Romario Aliaj, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “mashtrimi”.

30-vjeçari së bashku me një shtetas tjetër, inskenuan një atentat të rremë në vitin 2019 në Novoselë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location 3”, si rezultat i të cilit, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, u kap shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar:

Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Atentati i sajuar

Më 12 maj 2019, në Novoselë, u raportua për një atentat me armë zjarri ndaj Arben Velikos.  Pak ditë më parë, policia e Shtetit njoftoi arrestimin e të dyve pasi rezultoi se atentati ishte i rremë.

Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë.

Kjo do t’i shërbente më pas Alliajt dhe Velikos që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Scroll to Top